Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) nis edicionin e 53-të të konkursit të këngës “Pranvera”. Rregullorja është përditësuar. Këngët duhet të jenë të reja, të mos jetë interpretuar dhe vendosur në internet. Autorët duhet të jenë bullgarë, teksti gjithashtu. Çdo autor dhe artist merr pjesë vetëm me një këngë. Propozimet pranohen deri më 23 maj në faqen prolet.bnr.bg.
Anëtarët e jurisë profesionale do t’i vlerësojnë këngët në mënyrë të pavarur. Çmimi i madh në konkurs është realizimi i një vepre të re muzikore me producent Radion Kombëtare Bullgare. Janë tre çmimet speciale të konkursit "Pranvera 22" - Çmimi i Dëgjuesit, Çmimi Debutues dhe pjesëmarrja në Festivalin “Eurosonic” në Groningen, Holandë.Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..