Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtime nga qyteti Bracigovo

Kisha „Shën Gjon Pararendësi“
Foto: arkiv

Qyteti Bracigovo nuk është ndër atraksionet tona të famshme turistike, prandaj kur njeriu e viziton për herë të parë, mbetet e befasuar nga shtëpitë e bukura dhe nga atmosfera e ruajtur e Rilindjes. Qyteti struket në rrezet e malit Rodopa mes pemishtesh dhe kopshtesh me trëndafila. Ato troje janë të lashta, plotë histori, të pasura me zbulime nga epoka të ndryshme.

Në rajonin e fshatit Ravnogor për shembull u gjetën nja 20 varreza nga periudha e shekujve IV – II para erës së re. Në një nga tumat u zbulua Thesari i njohur i Ravnogorit. Ai përbëhet nga9 sende argjendi të praruara, të cilat janë pjesë e dekorimit për municionet e kuajve - frerë, kokë dhe 7 aplikime të rrumbullakëta.

Thesari i njohur i Ravnogorit

Po çfarë të themi për megalitet pranë fshatit Zhrebiçko, i cili është i shpallur rezervat arkitektonik? Shoqata Turistike në Bracigovo shënoi një eko-shteg drejt megaliteve pranë fshatit, i cili shtrihet përgjatë kreshtës së malit mbi digën “Vëça”.

Por Bracigovo nuk është vetëm pamje të bukura dhe gjurmë të lashtësisë. Ky është një nga qytetet heroike të Kryengritjes së Prillit (1876)

Në muzeun historik ruhet i vetmi top origjinal i qershisë nga Kryengritja e Prillit, si dhe flamuri i kryengritësve dhe uniforma e udhëheqësit të tyre Vasill Petleshkov (1845-1876), i cili vdiq gjatë betejave për çlirimin e qytetit dhe fshatrave përreth. Në shenjë mirënjohjeje, bashkëqytetarët tanë i ngritën monumentin në vendin ku u vra. Ne kemi një park të veçantë përkujtimor “Aprillci”, në vendin e llogoreve për mbrojtjen e qytetit”, thotë Maria Pishtallova nga Komuna e qytetit Bracigovo.

Ajo për të cilën qyteti i bukur është më i famshëm është shkolla e tij arkitekturore, e cila daton që nga sundimi osman. Vendasit dikur njiheshin si një nga ndërtuesit më të mirë në perandori. “Ata kishin një vulë dhe madje një gjuhë të veçantë, dhe fjalët e gjuhës së tyre janë të regjistruara në një libër special, i cili ruhet në Muzeun e Shkollës së Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Bracigovo e cila ndodhet në Shtëpinë Popova”, shpjegon Maria Pishtallova. Pjesa e lashtë e qytetit ka ruajtur ekzemplarë unikë të kësaj epoke. Ndër to spikat ndërtesa monumentale e Vatrës së sotme të Kulturës, e cila prej kohe u bë emblemë e qytetit Bracigovo.

Pothuajse të gjithë tempujt tanë ikonë të kohës së sundimit osman janë vepër të tyre. Ashtu si dhe kisha “Shën Marina ”në Plovdiv, kishat “Shën E Diela” në qytetet Batak dhe Sofje, etj. Mjeshtrit tanë morën pjesë në rindërtimin e Manastirit të Rilës pas djegies së tij, ndërtuan shtëpitë më të njohura në Plovdivin e Vjetër, Karllovo, Kallofer... Është interesante se në të kaluarën marangozët nga Bracigovo punonin në Dubrovnik dhe prej andej, më vonë, e transferuan zanatin dhe disa veçori të Shkollës së Arkitekturës së Dubrovnikut në tokën bullgare”, shton Maria Pishtallova.

Krenaria vendase është kisha “Shën Gjon Pararendësi”, e përfunduar në vitin 1833 nga mjeshtri Atanas “Nase Gërneto”. Ajo spikat me kambanoren e saj të bukur 28 metra - më e larta në Gadishullin Ballkanik, dhe është e pajisur me dy kambana dhe një orë.

Ndër kryeveprat arkitekturore të qytetit është Shtëpia e familjes Kënev nga shekulli XVIII, e cila strehon një muze etnografik me një koleksion të mrekullueshëm që gjurmon mënyrën e jetesës, zanatet karakteristike, veshjet dhe kulturën e banorëve të qytetit Bracigovo.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi po bien ndjeshëm

Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..

botuar më 25-09-01 2.05.MD
Poshtë kreshtës malore Gradishte kalon lumi Bistrica

"Gradishte" – një park përrallor mes mistereve prej guri në Rodopet Perëndimore

Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..

botuar më 25-08-31 9.30.PD

"Vitosha Run 2025" dhe një panair shënojnë 130 vjet turizëm të organizuar në vendin tone

Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..

botuar më 25-08-31 7.00.PD