Një koleksion i pasur pllakatesh shumëngjyrësh bullgarë të cirkut formon një retrospektivë të historisë 125-vjeçare të artit vendas të cirkut në Galerinë e Sofjes "Rajko Aleksiev". Arsyeja e ekspozitës është shfaqja e parë e grupit të parë profesional bullgar të cirkut “Flamuri Bullgar”, me udhëheqës Petër Panajotov. Ajo u mbajt më 24 prill 1897, pikërisht ditën e Pashkës, në kuadrin e panairit tradicional në Sofje.
Përvjetori i rëndësishëm i artit bullgar të cirkut sivjet shënohet nga një ekspozitë e organizuar nga koleksionisti privat Dragomir Draganov me “Muzeun Virtual të Artit të Cirkut Bullgar” dhe Lidhja e Artistëve Bullgarë. Deri më 8 maj mund të shihen 125 pllakate të cirkut bullgar. Ato mbulojnë periudhën nga vitet 30-të të shekullit të kaluar deri në ditët e sotme. Ndër autorët e tyre janë disa nga piktorët më të ndritur vendas dhe artistët e pllakateve si Enço Pironkov, Dimitër Tasev, Bozhidar Ikonomov, Asen Starejshinski, Ljudmill Çehllarov, Atanas Mihalçev, Jani Janev dhe shumë të tjerë. Të rregulluar kronologjikisht, ato praktikisht tregojnë historinë e dy arteve - cirkut dhe poligrafisë. Kjo është ekspozita e parë e pllakateve në Bullgari kushtuar vetëm artit të cirkut.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: sbhart.com
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..