Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e interesit për profesionin e mësuesit në Bullgarinë Veriperëndimore

Foto: Fondacioni „Bashkë në orët e mësimit”

Kandidatët për vendet e mësuesve janë dyfishuar gjatë 2 viteve të fundit, tregon një sondazh i Fondacionit “Bashkë në orët e mësimit” mes shkollave në të gjithë vendin. Kjo është e vlefshme dhe për rajonin e varfër të Bullgarisë Veriperëndimore, ku vihet re një pakësim i qëndrueshëm i popullsisë.

Shpjegimi për këtë interes në dukje të papritur qëndron në epideminë e koronavirusit e cila na vërshojë dhe pasigurinë që pasojë në shumë sektorë të ekonomisë. Këta faktorë i detyrojnë shumë njerëz, të diplomuar në specialitete pedagogjike përpara viteve, të rimendojnë mënyrën e vet aktuale të jetesës duke u fokusuar te profesioni i mësuesit.

“Kur flasim për një konkurrencë më të lartë, nuk bëhet fjalë vetëm për mësues të rinj, por për të rinj në profesion - tha përpara BNR-Vidin Gergana Efremova nga Fondacioni “Bashkë në orët e mësimit”. Si rezultat i kësaj krize serioze shumë njerëz, të cilët nuk kanë praktikuar deri tani, panë një mundësi të mirë të kthehen drejt arsimit të vet pedagogjik. Kuptohet se në këtë nuk ka asgjë të keqe, sepse sa më shumë të jenë kandidatët, kaq më e madhe është mundësia të zgjidhet njeriu i drejtë. Por rezulton se edhe pse janë të kualifikuar në dokument, ata më tepër nuk i përgjigjen profilit, të cilin e kërkojnë shkollat sa i përket motivacionit, dëshirës për një kontribut ndaj arsimit dhe aftësive, të përshtatura me realitetin e shekullit të 21”.


Për t'u përshtatur në mjedisin shkollor dhe për të përmbushur pritshmëritë më të larta për një proces mësimor cilësor, Fondacioni “Bashkë në orët e mësimit” i zgjat dorën mësuesit të ri me ndihmën e një specialisti nga ekipi i tij.

“Profili i mësuesve është i larmishëm, por i bashkojnë disa gjëra - sqaron Gergana Efremova. - Këto janë motivacioni të jenë të dobishëm për nxënësit, dëshira të jenë të angazhuar për një afat më të gjatë me arsimin, të mësojnë dhe të zhvillohen përherë, gatishmëria të mos heqin dorë gjatë hasjes së vështirësive, respektimi ndaj çdo lloje pikëpamjeje. Përvoja tregon se, kur i trajton nxënësit e tu me respekt, i respekton të drejtat e tyre - krahas me vëmendjen ndaj përgjegjësive, me të cilat i ngarkon, ata përgjigjen me të njëjtën mënyrë.”

Petja Petrova-Pavllova është një nga mësuesit e rinj, të cilët kanë preferuar Veriperëndimin për fillimin e karrierës së vet.

“Shkolla e mesme “Hristo Botev”, në të cilën jap mësim në Kozlloduj, është me mësues nga “Bashkë në orët e mësimit”- tregon ajo. Pozitivet e grumbulluara nga këta kolegë të mi e ndihmuan drejtoreshën të më besojë dhe mbetem me bindjen se të gjithë ne i përmbushim pritjet. Uroj që mësuesit e rinj të mos i nënvlerësojnë qytetet e vogla dhe të mos dorëzohen. Këtu ka fëmijë me shumë cilësi, një bazë të mirë materiale dhe mund të mbeten të befasuar këndshëm.”

Mësuesi i ri Emiljan Rangellov ka zgjedhur shkollën e mesme “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në fshatin Lehçevo rrethi i qytetit Montana, ku jep mësim në teknologjitë e informacionit.

“I bëra një studim rajonit si dhe shkollës dhe vendosa që këtu të ve themelet e karrierës sime, për të cilën nuk jam penduar - thotë ai. - Kuptohet se, po mendoja dhe alternativën të zgjedh Sofjen por, pas një bisede me drejtorin preferova që të mbetem këtu. Ka shumë përparësi për të punuar në një qytet të vogël - shkolla ofron mundësi jashtëzakonisht të shumta për realizim, pavarësisht se rajoni është pak i populluar.”

Gjimnazi profesional në qytetin Vidin “Mihallaki Georgiev” mund të lavdërohet me katër mësues të rinj, të emëruar gjatë viteve të fundit.

“Përshëndes praninë e njerëzve të rinj në shkolla - thotë drejtoresha Evllogia Manxhukova. - Ata janë më afër nxënësve dhe janë shumë më kreativ, sepse kanë dëshirën të imponohen në profesion”.

Evllogia Manxhukova krahason shkollën “pandemike” me ushtrinë: "Ne thjesht presim urdhrin për kalimin nga mësimi i pranimit në mësimin në distancë dhe menjëherë përshtatemi në një valë të re". Sipas fjalëve të saj, gjatë viteve të fundit mësuesit kanë treguar se, mund të bëjnë nga e pamundura të mundshmen - vetëm e vetëm të mos dështojë viti mësimor.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Pllamen Kocevit, BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Fondacioni “Bashkë në orët e mësimit”, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD