Gjatë natës mbi pjesën dërmuese të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësisë në Bullgarinë Lindore. Në rajonet juglindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje rreth 8°.
Të martën do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite në Bullgarinë Qendrore dhe Jugore do të ketë reshje të shkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e dobët veriperëndimore. Temperaturat ditore do të ulen lehtë dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 20° dhe 25°, në Sofje rreth 20°.
Mbi malet do të shpërndahen re grumbullore me shi. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu me bubullima. Do të fryjë erë veriperëndimore. Në pjesët më të larta të maleve Rilla dhe Pirin era do të mbetet jugperëndimore. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 m do të jenë afro 15°, në 2000 m – përafërsisht 7°.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..