Liderët e katër formacioneve në koalicionin qeverisës vendosën të takohen me gjithë deklaratën e bashkëkryetarit të "Bullgarisë Demokratike", Hristo Ivanov, i cili njoftoi se e anulon ftesën për takimin. Motivi i Ivanovit ishte që projekti për dërgimin e ndihmave ushtarake të përfshihet si pikë votimi në sallën plenare në ditën e parë të punës së Kuvendit Popullor pas festave të Pashkëve gjë së sipas tij e bënte takimin të pakuptimtë.
Në përgjigje, Kryeministri Kirill Petkov njoftoi në Facebook se do të vazhdojë të punojë për një qëndrim të bashkuar mbi këtë çështje dhe u bëri thirrje bullgarëve të dhurojnë fonde në mbështetje të Ukrainës.
Ndërkohë, përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë vazhdojnë. Pjesë e këtyre përpjekjeve është vizita pune e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë. Programi i tij përfshin bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Llavrov dhe Presidentin Vlladimir Putin. Në një intervistë për televizionin rus, Sergej Llavrov paralajmëroi për rrezikun real të Luftës së Tretë Botërore dhe se nuk duhet të ketë konflikt bërthamor në të cilin nuk do të ketë fitues dhe humbës. Kievi i përshkroi fjalët e Llavrov si një përpjekje për frikësim që synon ndalimin e furnizimeve ushtarake në Ukrainë.
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..