Gjatë natës në rajone të veçanta të Bullgarisë Qendrore do tË ketë reshje të shkurtra me bubullima. Mbi pjesën tjetër të vendit vranësia do të kufizohet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndemjet 8 dhe 13 gradë, në Sofje përafërsisht 7.
Të mërkurën do të mbahet mot me diell. Rreth dhe pasdite mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të jetë e vranët. Do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga lindje-juglindje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23 – 28 gradë, më të ulëta përgjatë bregdetit, në Sofje rreth 22.
Mbi male para mesditës do të ketë vranësira të shpërndara. Pas dite në masivet e pjesës perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e matur nga jug-juglindja, në pjesët më të larta era do të jetë nga perindimi-jugperëndimi. Temperaturat maksimale në 1200 m do të jenë afro 13 gradë, në 2000 m – përafërsisht 8.
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..