Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska u takua me Donika Gërvallën, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, njoftoi BTA. Biseda u zhvillua në Sofje në kuadër të forumit “BE takon Ballkanin”.
Ministrja Gençovska theksoi gatishmërinë e palës bullgare për të vazhduar mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës.
Donika Gërvalla ftoi Ministren e Jashtme bullgare që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën, gjë që do të jetë edhe një konfirmim i dëshirës së dy palëve për thellimin e dialogut politik, thuhet në njoftim.Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..