Gazi natyror përdoret si armë politike dhe ekonomike, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov me rastin e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia.
“Përderisa unë jam ministër, Bullgaria nuk do të negociojë nën presion dhe me kokën ulur. Bullgaria nuk shitet me asnjë çmim. Për momentin është e qartë se objektet infrastrukturore të reklamuara zhurmshëm në të kaluarën nuk mund të garantojnë furnizim me gaz natyror, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përballemi me këtë situatë”, tha Ministri Nikollov.Për të paktën një muaj përpara, të gjitha furnizimet me gaz natyror janë të garantuara. Ende nuk ka pakësim të gazit nga Rusia, shtoi Nikollov në një konferencë të posaçme për këtë temë sot.
Mossigurimi i sasive nga Gazprom është shkelje e kontratës, shtoi Ministri. Pritet një takim i ri ekspertësh për hapat e ardhshëm, tha Nikollov, duke kujtuar se Bullgaria nuk është e vetmja e prekur dhe se në këtë situatë janë edhe Polonia dhe Lituania.
“Bullgaria është një partner besnik i të gjitha vendeve fqinje. Bullgaria nuk është Rusia. Kur të kemi mundësi do t’i ndihmojmë të gjitha shtetet fqinje”, vuri në dukje Nikollov, duke shtuar se do të shqyrtohen të gjitha rreziqet e mundshme dhe vendi ynë nuk do të krijojë trazira në vendet e tjera, duke përmendur konkretisht Serbinë dhe Hungarinë.
Në një deklaratë të përhapur nga TASS dhe Reuters, Gazprom kujton se Bullgaria dhe Polonia janë vende tranzit dhe "në rast të devijimit të paautorizuar të gazit rus nga vëllimet e tranzitit për në vende të treta, dërgesat tranzite do të reduktohen me këtë vëllim".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..