Pezullimi i gazit nga Gazprom është një shkelje e rëndë dhe shantazh për përdorimin e pagesës jashtëkontraktore në rubla nëpërmjet palëve të treta. Kjo nuk garanton as furnizimet dhe as paratë e bullgarëve. Ne nuk do të dorëzohemi para një reketi të tillë, tha Kryeministri. Qeveria bullgare është e përgatitur. Nuk do të ketë reduktim të furnizimit me gaz për konsumatorët, tha Petkov.
Kryeministri njoftoi se ka biseduar me homologun e tij grek Kiriakos Micotakis. Ai konfirmoi se gjithçka për lidhjen e gazit me Greqinë po shkon sipas planit dhe në qershor ajo do të jetë e përfunduar fizikisht.
“Kam folur edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, zonjën von der Layen. Ajo tha se shkelja e njëanshme e kontratës nga Gazprom nuk është problem vetëm për Bullgarinë. Ky është problem i gjithë BE-së dhe përgjigja do të jetë e përbashkët”, shtoi Petkov.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..