“Pozita për Ukrainën i shprehur nga Presidenti Rumen Radev se me dhënien e armëve po vazhdojmë konfliktin është i turpshëm, sepse në mënyrë implicite thuhet se Rusia do ta fitojë këtë konflikt dhe se është normale dhe mirë që Rusia ta fitojë këtë konflikt. Unë besoj se Ukraina do ta fitojë këtë konflikt dhe ne duhet ta ndihmojmë atë...”, tha Zëvendëskryeministri Asen Vassilev. Sipas tij, alternativa është fillimisht Ukraina, e më pas e gjithë Evropa Lindore të bëhet vasale.
Kryeministri dhe bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov konfirmoi se në votimin në parlament “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të mbështesë ndihmën ushtarako-teknike për Ukrainën.
Sonte nis vizita e një delegacioni bullgar i kryesuar nga Petkov në Ukrainë. Pritet që Petkov të takohet me Presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..