Rritja deri në 30 për qind këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është e arritshme, parashikoi para BTA Zëvendësministrja e Turizmit, Irena Georgieva. Ajo e argumentoi optimizmin e moderuar për sezonin me rezervimet e mbi 10 500 fluturimeve për në Varna dhe Burgas. Pritet të përsëritet rezultati i sezonit dimëror, kur raportohet një rritje prej 106 për qind krahasuar me vitin 2021. Nuk mund të presim turistë nga tregjet ruse dhe ukrainase. Zakonisht ata janë 300-400 000 ose 10 për qind e pushuesve në bregun bullgar të Detit të Zi. Kompensimi pritet nga Rumania dhe Polonia, ku ka interes në rritje ndaj Bullgarisë, si dhe nga Gjermania, Sllovakia dhe Izraeli. “Ne vazhdojmë të mbështetemi në tregun vendas”, tha Georgieva.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..