Çmime fluturuese dhe furnizime të pezulluara të gazit - a do të përballen konsumatorët e mallrave dhe të shërbimeve me varfërinë në rritje, bizneset që përballen me falimentimin dhe një mjedis gjithnjë e më të pasigurt?
Gjatë marsit inflacioni i tejkaloi 12% dhe vendosi vlera rekorde që nga viti 2008 e këtej, llogariti Instituti Kombëtar i Statistikave. Vetëm për një muaj çmimet e konsumit u rritën me 2.2%, të transportit me 7.9%, ushqimi u rrit me 3.3% dhe shërbimet e hoteleve dhe restoranteve me 2.8%. Akoma përpara shtrenjtimit 2/3 e bullgarëve deklaruan se e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet e tyre të përditshme, tregoi një studim i Institutit Kombëtar të Statistikave.
“Çmimet e javës së kaluar u “ngritën në qiell”. Për njeriun e varfër çdo gjë është shumë e shtrenjtë” thotë një pensionist nga qyteti Vraca, i cili bashkë me vëllezërit e tij për nga fati, mbijeton përmes sensit të humorit- “aq sa është e mundur”.
Për të frenuar presionet e inflacionit, qeveria do të dalë me një paketë masash përpara përditësimit të buxhetit në verë. Ai është më i madh në zinxhirin ushqimor dhe shumica e masave duhet të përqendrohen pikërisht atje”, mendon ministri i financave Asen Vasilev. Kurse kryeministri Kirill Petkov deklaroi: “Qeveria mundi të frenojë çmimet e korrentit për konsumatorët shtëpiak. Tani po pres propozim nga Ministria e Financave për uljen e TVSH-së për bukën, frutat dhe perimet”.
Ekonomisti Petër Ganev është skeptik kundrejt aplikimit të një mase të ngjashme. Ai jep si shembull pakësimin e uljes së tarifës për librat, mallrat për fëmijë dhe restorantet gjatë epidemisë së Covid-19, e cila nuk çoi në rënie të çmimeve.
“Akoma atëherë patëm thënë se njëherë kur e hapim derën për një regjim preferencial të mallrave të veçanta, do të fillojnë të grumbullohen dëshira të shumta-rikujton ai. Në sistemin tonë tatimor, bilanci që funksionon është “për çdo gjë njëlloj, por me tarifa të ulëta”. Sa i përket TVSH-së kjo do të thotë që sa më shpejt të ulim normën e lartë për të gjitha mallrat, dhe jo për konkrete. “
Ministrja e ekonomisë Kornelija Ninova propozoi të vendoset një tavan për çmimet e disa ushqimeve dhe energjisë, si dhe një minimum të pa tatueshëm, por deri tani nuk ka asnjë mirëkuptim në koalicionin qeverisës.
“Dua të drejtojë një pyetje ndaj të gjithë kritikuesve, të cilët thonë se, nëse vendoset një tavan i çmimeve, mallrat do të zhduken nga dyqanet-shtoi ajo. Si është e mundur që ato të mos të zhduken në Spanjë, Rumani, Greqi, Hungari, ku masa është vënë në përdorim prej muajve dhe nuk ka tronditje? Sa i përket propozimit për një minimum të pa tatueshëm, disi harruam se kemi dhe të varfër të cilët punojnë”.
Sipas Petër Ganevit vendosja e një tavani mbi vajin, bukën dhe ushqime të tjera nuk mund të ndodhë, aq më tepër se prodhuesit e kanë të drejtën e tyre t’i ridrejtojnë ndaj tregjeve të huaja. Por, ai prognozon njëfarë kompensimi të të ardhurave – gjë që i prek pensionistët, si dhe masa sektoriale, të cilat të shtojnë më tepër konkurrencën dhe çmimi i mallrave të caktuara të mos të përkeqësohet më tej nga deformimet e tregut. “Shpresoj që inflacioni të mos të kalojë 14-15%, por kjo varet nga qetësimi i situatës në Ukrainë dhe nga ulja e çmimeve të lëndëve energjetike”, bën konkluzionin e tij ekonomisti.
“Kompensimet për çmimin e korrentit duhet të vazhdojnë, derisa të qetësohen pazaret”, komenton në kontekstin e gazit të ndaluar për vendin tonë nga Rusia Ivajllo Najdenov, drejtor ekzekutiv i Federatës Bullgare të Konsumatorëve të Energjisë Industriale.
“Shteti duhet të ndërhyjë në ndonjë farë mënyre - është kategorik ai. Nëse kjo do të bëhet përmes blerjes së prodhimit dhe grumbullimittë rezervave - për shembull drithëra, duhet të diskutohet.Nuk e di se si do ta subvencionojë çmimin e gazit ministri i bujqësisë”.
Ivajllo Najdenov tha akoma se industria ka nevojë prej furnizimeve të garantuara afatgjata të gazit natyror. “Nuk duhet të lejohet, si tek energjia elektrike, blerja nga dita në ditë”, theksoi ai. Sipas fjalëve të tij, do të ketë një luftë për gazin, e cila pa dyshim që do të çojë deri në një shtytje suplementare të çmimeve.
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të BNR-Vidin dhe BNR-“Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Buxheti shtetëror i Bullgarisë për vitin aktual 2025 "nuk mjafton". Kemi lëshuar dreqin nga shishja, shteti kurrë nuk ka shpenzuar kaq shumë – alarmojnë ekspertët financiarë. Deri në fund të vitit ka mbetur pak kohë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha..
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..
Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të..
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë..
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me..