Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mori 148 milionë euro nga Brukseli për refugjatët ukrainas

Foto: twitter.com/eu_commission

Komisioni Evropian pagoi sot mbi 3,5 miliardë euro për shtetet anëtare të BE-së të destinuara për refugjatët ukrainas, nga të cilat 148 360 870 euro janë për Bullgarinë, raportoi BNT. Pagesat janë paraprake dhe mund të përdoren për ushqim, strehim, kujdes shëndetësor, arsim, akses në punë dhe nevoja të tjera të refugjatëve nga Ukraina.

Ndërkohë, korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova njoftoi se hoteli më i madh në Gorna Orjahovica po përballet me falimentimin për shkak të parave të papaguara të shtetit për refugjatët. Hoteli strehon 85 refugjatë dhe për t'i ushqyer pronarja Canka Dimitrova merr produkte me kredi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD
Rosica Mateva

Nuk do të rinumërojnë fletët e zgjedhjeve të fundit

Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..

botuar më 25-02-27 3.19.MD