Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se po punohet për të devijuar gazin natyror direkt për në Bullgari dhe Poloni në përgjigje të pezullimit të furnizimeve ruse. “Ne nuk do ta lejojmë Rusinë të shmangë sanksionet me anë të frikësimit apo zhvatjes. Ne nuk do t'i lejojmë ata të përdorin naftën dhe gazin e tyre për të shmangur pasojat e agresionit të tyre”, sqaroi Biden cituar nga Reuters.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një buxhet prej 33 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën, duke sanksionuar mundësinë e heqjes së aseteve të oligarkëve rusë në Shtetet e Bashkuara në favor të Kievit.
Bullgaria do të jetë një nga vendet e pakta që do të ftohet në programin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Ftesa iu drejtua nga presidenti Volodimir Zelenski kryeministrit Kiril Petkov dhe është një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Bullgarisë, njoftoi Këshilli i Ministrave në Facebook.
Një marsh proteste në Sofje, i mbledhur në rrjetet sociale, bëri thirrje për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe refuzimin e përdorimit të gazit rus, me të cilin Moska po financon agresionin kundër Ukrainës. Marshimi përfundoi tek Ura e Shqiponjave, ku për rreth 40 minuta protestuesit bllokuan udhëkryqin kryesor.Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..