263 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari në 24 orët e fundit. 4.9 për qind e 5362 testeve të kryera janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të informacionit. Në spitale trajtohen 878 të infektuar me Covid-19. Prej tyre 83 janë në terapi intensive.
Si të shëruar për 24 orët e fundit evidentohen 41 veta. Të vdekurit me koronavirus të konfirmuar janë 2.
Në 24 orët e fundit u dhanë 314 vaksina. Numri i përgjithshëm i njerëzve me ciklin e përfunduar të vaksinimit tek ne është 2 055 820.
Kujtojmë që nga sot 1 maj ata që vijnë në Bullgari nga vende të tjera nuk duhet të paraqesin certifikatë digjitale për vaksinimin, sëmundjen apo rezultatin e PCR-it apo testit të antigjenit.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..