Më 3 maj, në Strasburg, Komisioni Evropian do të diskutojë paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë për agresionin në Ukrainë. Propozimi do t'u dorëzohet vendeve anëtare për miratim më 4 maj.
BE-ja refuzon të paguajë për blerjet e gazit nga Rusia në rubla dhe duhet të përgatitet për ndërprerjen e furnizimeve, paralajmëruan Komisioni Evropian dhe Presidenca Franceze pas një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të energjetikës në Bruksel, raportoi AFP.
“Pagimi në rubla përmes mekanizmit të konvertimit të monedhës nën mbikëqyrjen e autoriteteve ruse dhe përmes një llogarie të dytë speciale në Gazprombank është shkelje e sanksioneve dhe nuk mund të pranohet”, tha Komisionerja e BE-së për Energjinë Kadri Simson. Ajo pranoi se BE mund të zëvendësojë vetëm dy të tretat e 150 miliardë metrave kub të Rusisë në vit me furnizime alternative. Si një alternativë, Simson propozoi diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi se 12 sulme ruse në Donbas janë zmbrapsur gjatë 24 orëve të fundit. Një kundërsulm ukrainas ka zmbrapsur ushtrinë ruse 40 km larg Harkoviit, bënë të ditur burime të Pentagonit.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..