Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të turneut Masters në Madrid, pasi mundi Maxime Cressy nga SHBA - 6:2, 7:6 (4). Dimitrovit iu deshën një orë e 26 minuta për të mposhtur të 64-tin në renditjen botërore, i cili kaloi kualifikueset në kryeqytetin spanjoll. Kështu, bullgari u hakmor për humbjen e tij nga Cressy në turneun e Melburnit në janar.
Në raundin e dytë më 4 maj, Dimitrov do të luajë me argjentinasin Diego Schwartzman.
Në dy paraqitjet e fundit në kryeqytetin spanjoll, Dimitrov u eliminua në raundin e parë. Në karrierën e tij në 8 pjesëmarrjet e mëparshme në Madrid, bullgari ka arritur vetëm një herë në çerekfinale në vitin 2015.Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..
Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..