42 intelektualë dhe figura publike nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut bënë thirrje për heqjen e vetos së vendosur nga Sofja mbi fillimin e bisedimeve të pranimit të Shkupit në BE. Ata thanë se po krijonin një rrjet klubesh miqësie për të “krijuar një shoqëri civile aktive që punon për t’i afruar të dy vendet mbi bazën e vlerave evropiane”.
Sipas pjesëmarrësve bullgarë në nismë, konflikti mes dy vendeve nxitet nga Rusia dhe qëllimi është destabilizimi i Ballkanit.
Prof. Aleksandër Kjosev fajësoi politikanët për përkeqësimin e dialogut dhe sugjeroi që biseda të kthehet në fushën e jetës së përditshme - për shembull, një garë midis rakisë bullgare dhe asaj veri-maqedonase.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..