Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doc. Aleksandër Oskar: Për herë të parë, një Ministër i Jashtëm i një vendi të madh flet në mënyrë antisemite

Doc. Aleksandër Oskar
Foto: Arkiv Personal

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi autoritetet izraelite për mbështetjen e “regjimit nazist në Kiev”. Skandali diplomatik midis Rusisë dhe Izraelit shpërtheu pasi Ministri i Jashtëm Sergej Llavrov tha në një intervistë televizive se “antisemitët më të egër ishin hebrenjtë”, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë, Angell Grigorov.

“Për herë të parë, ne shohim një ministër i jashtëm i një vendi të madh të shprehë publikisht akuza antisemite.” Kështu komentoi për BNR Doc. Aleksandër Oskar, kryetar i Organizatës së Hebrenjve në Bullgari “Shallom”. Ai e përshkroi atë si një çështje shqetësuese për shtetin e Izraelit dhe për të gjithë hebrenjtë në mbarë botën. “Akuzat e hebrenjve për antisemitizëm janë në axhendën e antisemitëve dhe neo-nazistëve më të këqij”, tha Oscar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD