Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti ukrainas dëshiron që Bullgaria të riparojë pajisjet ushtarake ukrainase

Foto: Ani Petrova

Para seancës plenare të parlamentit, ambasadori ukrainas në Sofje Vitali Moskalenko i dorëzoi Kuvendit Kombëtar një letër të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Në letrën në fjalë Zelenski thotë se Kievi pret që Bullgaria të riparojë pajisjet ushtarake dhe nuk dëshiron ndihmë ushtarake të një natyre tjetër.

Faqja e gazetës “24 çasa” u referohet burimeve të saj të informuara se më 3 maj ka pasur biseda të gjata telefonike mes Zelenskit dhe kryeministrit bullgar Kirill Petkov. Presidenti ukrainas e kupton shumë qartë situatën e turbullt në të cilën gjendet qeveria e koalicionit bullgar dhe ai vetë ka dashur të informojë parlamentin tonë për ndihmën e pritur nga ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD