Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti mori një tresh të qëndrueshëm për politikën e tij ndaj fëmijëve

Foto: arkiv

Rrjeti Kombëtar për Fëmijët përgatit për të njëmbëdhjetin vit radhazi një raport monitorimi me titull “Fletore shënimesh: Cili është suksesi mesatar i shtetit në kujdesin ndaj fëmijëve?” Dhe sivjet  shteti nuk e kapërceu  notën mesatare (3). Megjithatë, optimistët do të thoshin se ka shpresë - nga 3.09 në vitin 2021 në një shkallë gjashtë pikëshe, në vitin 2022 rezultati rritet në 3.18.

“Fletore shënimesh” është i vetmi raport i pavarur i këtij lloji në Bullgari për ecurinë e politikave shtetërore për fëmijët, bazuar në të dhëna dhe analiza të fushave të ndryshme të kujdesit ndaj fëmijëve - mirëqenia, mjedisi familjar dhe kujdesi alternativ, mbrojtja nga dhuna, drejtësia, zhvillimi i hershëm i fëmijërisë, shëndeti i fëmijëve, arsimi, sporti, kultura dhe koha e lirë. Vlerësimi i marrë nënkupton se, shteti deklaron gatishmëri për zgjidhjen e problemeve, por janë ndërmarrë hapa minimalë dhe të pa qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë rezultat të dukshëm.

Autorë të analizës janë 30 ekspertë dhe 7 vlerësues të jashtëm, por me mendime dhe opinione përfshihen dhe fëmijë, të rinjtë, prindër dhe profesionistë. Dhe gjatë vitit 2022 ekspertët përgjithësojnë se, akoma po mungon një plan strategjik sa u përket politikave për fëmijët, e lartë mbetet varfëria tek fëmijët, problemi me mungesën e një sistemi unik për regjistrimin e dhunës mbi fëmijët bëhet gjithnjë e më i mprehtë, pandemia ka përkeqësuar pabarazitë në aksesin në arsimin cilësor dhe ende nuk ka një fokus të qartë në shëndetin e fëmijëve.


“Tanimë 11 vjet me radhë po vlerësojmë politikat e fëmijëve dhe për këtë kohë nuk lëvizëm nga nota “3”.  Vitin e kaluar Instituti Kombëtar i Statistikave paraqiti të dhëna tronditëse - popullsia e fëmijëve në Bullgari është përgjysmuar që nga viti 1992. Nëse kishim politika të mira, kjo nuk do të ishte kështu, tha gjatë prezantimit të raportit Georgi Bogdanov, drejtor ekzekutiv i Rrjetit Kombëtar për Fëmijët.

Georgi Bogdanov

Më keq sipas vlerësuesve, shteti është prezantuar në fushat “Sport, kulturë dhe kohë të lirë”, ku meriton 2.98. “Kultura dhe arti akoma nuk përdoren si instrument për arritjen e qëllimeve mësimore. Mungon një politikë e tërësishme për zhvillimin e sportit të fëmijëve dhe të klubeve sportive për fëmijët që nga mosha më e vogël, kurse bashkë me këtë  dhe kushte të përshtatshme për sport dhe lojëra në të hapur dhe në të mbyllur, më në veçanti në vendet e vogla të populluara dhe në qendrat e qyteteve të mëdha”, theksohet në qëndrimin e ekspertëve.


Një vlerësim më të lartë merr arsimi - 3.65. Në dokument theksohet se, Bullgaria është mes shteteve me nivele më të larta të varfërisë së fëmijëve - çdo një fëmijë i tretë tek ne (36.2% ose 440 000 fëmijë nën moshën 18 vjeçe) jeton në rrezik nga varfëria dhe një përjashtim social. Rastet e dhunës kundra dhe midis fëmijëve rriten mjaftë dhe qarkullojnë gjithnjë e më shumë publikisht.

Kritika me vend merr dhe shëndetësia e fëmijëve. Theksohet se, mungojnë një strategji pediatrie dhe një fokus rajonal i politikave shëndetësore për të adresuar problemet e aksesit në kujdesin shëndetsor, vdekshmërisë së fëmijëve dhe cenueshmërisë së grupeve të caktuara. Shërbimet shëndetësore për sëmundje të rralla dhe kronike janë të përqendruara në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha. Në vend jetojnë shumë fëmijë, të cilët marrin një kujdes shëndetësor atëherë kur shëndeti i tyre është i përkeqësuar shumë.


“Gjatë viteve kemi marrë jo njëherë qortime se, shkruajmë nota jashtëzakonisht të ulëta, se nuk dallojmë mundimin e shtetit në fusha të caktuara. Jo, ne jemi ata, të cilët më shumë duan që shteti të ketë një vlerësim të lartë. Por, kur nuk ka rastisur asgjë, ose ka një përkeqësim të politikave në bazë të shkaqeve të dhëna, nuk ka sesi të shkruajmë gjashta”- thotë në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Pllamena Nikollova, drejtoresh e “Politikës për fëmijë” në Rrjetin Kombëtar për Fëmijët.

Ekspertët nënvizojnë se, nuk ka më shumë kohë për shtyrjen e reformave kyçe dhe shteti duhet të fillojë të punojë në interes të së ardhmes dhe të mirëqenies së fëmijëve tanë, që të mos ndërtojmë ne vetë dhe vullnetarisht përpara tyre perde të reja të hekurta.

Redaktore: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, Rrjeti Kombëtar për Fëmijët, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD