Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria po kërkon një vend për të strehuar 25 000 refugjatë ukrainas deri në fund të majit

Mariana Tosheva
Foto: arkiv

Deri në fund të majit, qeveria duhet të gjejë vende për gati 25 000 refugjatë ukrainas që tani po qëndrojnë në hotele. Kështu tha Kryetarja e Agjencisë për Refugjatë, Mariana Tosheva. Fundi i majit është afati i vendosur nga qeveria për të ndihmuar për çlirimin e hoteleve nga refugjatët ukrainas për sezonin turistik veror. Aktualisht janë të siguruar 33 000 vende, por numri i refugjatëve në hotele është 59 000, tha Tosheva.

Aktualisht qeveria po shqyrton mundësinë e pagesës së sigurimit shëndetësor për tre muaj për të gjithë ata që kanë marrë mbrojtje të përkohshme. Informacioni i përket reporterit Dobromir Videv.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndalon përkohësisht eksportin e produkteve të naftës

Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..

botuar më 25-10-31 5.56.MD

Shkolla Bullgare e së Dielës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Athinë është duke mbajtur një konferencë për IT-në në arsimin

Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë. Aktualisht, pothuajse nuk ka nxënës bullgar që të mos përdorë ChatGPT kur përgatit detyrat e shtëpisë...

botuar më 25-10-31 5.08.MD
Javor Dimitrov (majtas)

Kontrolli pas përmbytjes në kompleksin turistik “Elenite” zbuloi një sërë shkeljesh

Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri të ditur ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, në një deklaratë për gazetarët në Sozopoll..

botuar më 25-10-31 4.24.MD