Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani britanike është në Bullgari, Italia gjithashtu do të dërgojë ushtarë

Foto: arkiv

Një kompani britanike me mbi 120 anëtarë të Regjimentit Mbretëror Irlandez mbërriti në Bullgari më 6 maj. Ajo do të stërvitet me ushtarakë bullgarë dhe aleatët e NATO-s për të rritur ndërveprimin, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Britania mbështet përpjekjet e Bullgarisë për të forcuar mbrojtjen e saj në kontekstin e sulmit rus ndaj Ukrainës, tha Ambasada Britanike në Sofje.

Italia është e gatshme të dërgojë deri në 800 ushtarë në Bullgari, njoftoi shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov. Roma do të sigurojë grupin bazë të aftësive për formimin e një grupi beteje shumë më funksional dhe do të marrë përsipër komandën e tij. Bullgaria do të vazhdojë të marrë pjesë në grup, por në një shkallë më të vogël, tha admirali.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov

Ministri i mbrojtjes kërkoi një ligj për rrëzimin e dronëve të paligjshëm

Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...

botuar më 25-02-10 10.03.PD