Himni i Evropës së Bashkuar në interpretim të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare është një mesazh special, të cilin e përcjellin Instituti Shtetëror i Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Radioja Kombëtare Bullgare me rastin e Ditës së Evropës – 9 Majit.
Siç dihet si bazë e himnit u shfrytëzua finali i pjesës së katërt të Simfonisë № 9 të Betovenit. Vepra u krijua në vitet 20-të të shekullit XIX dhe është ndër opuset e fundit të klasikut të Vjenës. Nga pikëpamja historike, kjo është simfonia e parë e një kompozitori të madh, në partiturat e së cilës janë të përfshirë kor dhe solistë. Betoveni e kompozoi pjesën vokale mbi tekstin e “Odës së gëzimit” të krijuesit të njohur gjerman Fridrih Shiler, dhe vet ai shtoi më shumë tekst.
Në vitet 70-të të shekullit XX Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mori vendim që “Oda e gëzimit” nga Betoveni të bëhet himn i Evropës. Dirigjenti i shquar Herbert fon Karajanu ngarkua të bëjë tri aranzhime instrumentale – për solo piano, për orkestrën frymore dhe për orkestrën simfonike. Ai ishte i pari, nën drejtimin e të cilit u incizuan versionet e ndryshme. Doemos himni tingëllon edhe në versione korale, siç është incizimi i cili shërben për urimin festiv të Radios Kombëtare Bullgare dhe të Institutit Shtetëror të Kulturës Pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..