624 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, pra 473 raste më shumë se një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 6.9 për qind e 9039 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ra nga 1851 në 131 105. Për trajtim spitalor u shtruan 138 persona të infektuar me koronavirusin. 106 nga të sapo shtruarit ose 76.81 për qind nuk kanë vaksina kundër Covid-19. Numri i pacientëve të shtruar në spitale ra në 715. Në terapi intensive janë 73 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 21 pacientë me Covid të konfirmuar. 20 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 2454 persona.
Të hënën u bënë 893 vaksina. 2 056 923 persona janë me cikël të përfunduar të imunizimit.
Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me..
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..