Në festën e krishterë të Shenjtorëve Kirill dhe Metodij fillon zyrtarisht Programi Kombëtar Fondi “Stefan Stambollov”.
Fondi u mundëson studentëve të diplomuar të marrin fonde nga shteti deri në 200 000 leva në vit për të studiuar në 15 universitetet më elitare të botës nëse kthehen për të punuar në vend për të paktën tre vjet pas diplomimit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Përzgjedhja e bursistëve të parë fillon në qershor, kurse masterat e para do të financohen në vitin akademik 2022/2023. Afati i fondit të ri është tre vjet dhe çdo vit për bursa do të ndahen 2 milionë leva. Për përzgjedhjen e kandidatëve do të zhvillohen tri fushata, në secilën prej të cilave do të miratohen 10 persona.
Aplikantët duhet të jenë shtetas bullgarë, të kenë një diplomë baçelor ose master, të marrë deri në 5 vjet përpara konkursit në një fushë profesionale, sipas programit të dëshiruar. Suksesi i diplomës duhet të jetë së paku shumë i mirë 5.00, dhe njohja e gjuhës në të cilën do të studijojnë të jetë në nivelin B2. Është një përparësi nëse kandidatët nuk kanë studiuar jashtë vendit dhe kanë përvojë profesionale në specialitetin e zgjedhur.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...