Para Kuvendit Popullor u mbajt një demonstratë antiqeveritare e organizuar nga partia Vëzrazhdane. Partia dëshiron që qeveria të japë dorëheqjen sepse beson se po dështon në të gjitha politikat e saj dhe në vend që të zgjidhë problemet e vendit, ajo shqetësohet më shumë për luftën në Ukrainë.
Në të njëjtën kohë, para Këshillit të Ministrave, partia VMRO organizoi një koncert-miting "në mbrojtje të interesit kombëtar në Maqedoninë Veriore".
Thirrja është që kryeministri Kirill Petkov të mos tradhtojë interesat bullgare dhe të ruajë të vërtetën historike. VMRO-ja paralajmëron se nëse Kirill Petkov e heq veton për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, tani e tutje vendi ynë nuk do të mund të vërë veton për asnjë temë që lidhet me historinë dhe të drejtat e bullgarëve.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..