Pasi derisa në vitet 50 të shekullit të 20-të u krijuan programet në frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht, greqisht, serbo-kroatisht dhe shqip, gjatë vitit 1956 Radioja Bullgare krijon dhe emisione në gjuhën arabe. Ky veprim është i provokuarnga kriza rreth Kanalit të Suezit. Në krye të redaksisë arabe u zgjodh Stefan Alahverxhiev dhe aty filluan të punojnë redaktorët Petër Mërvakov, Cvetana Jançeva, Nadezhda Georgieva dhe Ganka Petkova.
Më 19 qershor 1957 fillojnë transmetimet e radios bullgare në spanjisht. Bashkëpunëtorët e parë në spanjisht ishin Emilia Cenkova, Cvetan Georgiev, Nikolla Ivanov dhe Hristo Gonevski.Pas “Revolucionit të Karafilave të Kuq” në Portugali, janë krijuar dhe emisionet në portugalisht me drejtues Shella Avramova. Pak pas kësaj në të njëjtin vit, në drejtorinë tashmë të krijuar “Transmetime për jashtë” pranë Radios Kombëtare Bullgare, krijohet dhe Redaksia “Vende në zhvillim”, e cila përgatit programe në frëngjisht, anglisht dhe portugalisht, të drejtuara për në Afrikë dhe Amerikën Latine. Atëherë drejtues të “Transmetimeve për jashtë” janë Hristo Diamandiev dhe Bogomill Meçkarski.
Në fund të viteve 50 të shekullit të 20, është rifilluar transmetimi i programeve në gjuhën bullgare për jashtë, të ndaluara pas ndryshimeve nga 9 shtatori i vitit 1944. Atëherë programet në gjuhën bullgare ishin të drejtuara te Amerika Veriore dhe Jugore, ku ka bullgarë nga të ashtuquajturit"emigrant ekonomik". Bashkë me këtë, ”Zëri i Bullgarisë” është i drejtuar dhe te marinarët dhe specialistët bullgarë, të cilët punojnë jashtë shtetit. Në fund të viteve 60 janë rivendosur dhe transmetimet për Maqedoninë dhe për bullgarët në Amerikë.
Në vitin 1974 ka pasur disa ndryshime në politikën mediatike të shtetit bullgar – radio transmetimet për jashtë janë mare nga Radioja Bullgare (emri i atëhershëm i Radios Kombëtare Bullgare) kurse, materialet për disa gazeta të cilat shtypen jashtë në gjuhën amtare për bashkësitë bullgare, fillojnë të menaxhohen nga Agjencia “Sofja Pres”. Kjo mënyrë pune vazhdon deri në fund të viteve 80, kur në Bullgari ndodhin ndryshimet demokratike.
Që nga viti 1992 transmetimet për jashtë të Radios Kombëtare Bullgare quhen “Radio Bullgaria”, kurse që nga maji i vitit 2004 “Radio Bullgaria” mirëmban një faqe interneti me tekste dhe skedarë audio në 11 gjuhë (bullgarisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, greqisht, serbisht, turqisht, shqip dhe arabisht).
Me zhvillimin e “Radio Bullgarisë” në mijëvjeçarin e ri mund të njiheni më hollësisht në artikullin “Radio Bullgaria dhe peripecitë e kohës”.
Sipas të dhënave historike, të përmbledhura nga Bozhidar Metodiev - krijues dhe kurator i Muzeut të Radios Kombëtare Bullgare.
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Kur mbaron dashuria” nga Orlin Goranov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:39 - Lajme 11:37- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të fundit “Bukuria” nga grupi “Kanella”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:41 - Lajme 15:12 - Kënga e ditës
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi një botimi të Euronews, që e rekomandon Bullgarinë..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov..