Pas 13 vitesh mungesë trofesh, “Levski” fitoi kupën e futbollit të Bullgarisë
“Levski” fitoi Kupën e Bullgarisë pasi fitoi në finale ndaj rivalit të madh CSKA Sofje me 1:0. Trofeu është i pari për "blutë" që nga viti 2009 dhe i pari në turneun e Kupës që nga viti 2007. Ilian Stefanov shënoi golin e vetëm në minutën e 57-të. “Levski” ishte lojtari më i mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Shumë më interesante ishte në tribuna, ku mbi 40 mijë shikues krijuan një atmosferë të zjarrtë, ndërsa në fushë të dyja skuadrat nuk arritën të krijojnë situata interesante goli.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..