Qeveria propozon kompensim 80% për çmimet e larta të energjisë elektrike në maj dhe qershor, për shumën mbi 100 euro për një megavat. Për gazin natyror kompensimi do të jetë 100% për rritjen në maj, njoftoi qeveria në një konferencë pas takimit me punëdhënësit dhe sindikatat. Kompensimi për biznesin do të automatizohet për muajin korrik dhe më tej. Kjo do të ndodhë edhe përmes ndryshimeve ligjore, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov.
Ne mbetemi gati për të protestuar, por tani protesta është e pabazë. Kërkesat e punëdhënësve për çmimin e energjisë i konsiderojmë të përmbushura, tha Vasill Velev, kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial.Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..
Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..
Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..