Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte për reshje të konsiderueshme lokale dhe breshër. Ka një kod të verdhë për reshje të rrezikshme për të gjithë vendin, ndërsa në rrethet Smoljan, Kërxhali dhe Plovdiv kodi është me ngjyrë portokalli. Pas mesditës nga veriu reshjet e shiut do të pushojnë. Temperaturat maksimale në lindje do të lëvizin nga 15-16° deri në 24-25° në pjesën tjetër të vendit. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 19°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira, erë dhe shi. Temperatura e ajrit do të jetë 13-16 gradë, ajo e ujit të detit 15-16 gradë. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.
Në male gjithashtu do të ketë reshje shiu me shtrëngata. Në majat më të larta do të bjerë borë. Temperatura në lartësinë 1200 metra do të jetë 13°, në 2000 metra deri në 6°.
Të enjten do të ketë reshje shiu vetëm mbi Bullgarinë Lindore.Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..