Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekskursione me kauza ose si të mbështesim mbrojtjen e natyrës së egër në Bullgari

16
Foto: Svetosllav Vellkov

Turizmi i qëndrueshëm prej kohe nuk është një synim i paqartë në horizont. Në vendin tonë një sërë projektesh dhe nismash prej vitesh predikojnë të ashtuquajturin “udhëtim të ngadalshëm” me një gjurmë minimale karboni, miqësor me mjedisin dhe në mbështetje të komuniteteve lokale. “Njerëzit gjithmonë kanë dashur të punojnë me mendim dhe kauzë, kjo i bën ata të ndihen të plotëvlefshëm dhe të dobishëm. Dhe kjo është një nga arsyet për të filluar ofrimin e të ashtuquajturave ekskursione me qëllim që synojnë ruajtjen e natyrës bullgare” - thotë Svetosllav Vellkov, menaxher i një operatori turistik në Sofje, i specializuar në këtë lloj udhëtimi jo standard.


Për këtë qëllim, çmimi i paketës së udhëtimit përkatës përfshin një shumë për dhurim, të cilën operatori turistik ia transferon organizatës mjedisore lokale. Fondet e mbledhura nga turistët janë mjaft simbolike, por ato promovojnë kauza të ndryshme, pranon Svetoslav, dhe shton: “Njerëzit që udhëtojnë me ne janë të gatshëm të sigurojnë fonde shtesë për mbrojtjen e natyrës bullgare, madje jo drejtpërdrejt për kompanitë mjedisore, por për një operator turistik si ne, i cili më pas i shpërndan këto fonde.”


Deri më tani, në këtë mënyrë u financuan një sërë iniciativash. Ndër to janë sigurimi i tabelave informuese në Parkun Natyror “Bellasica”, mbështetja e një projekti për mbarështimin e breshkave faqekuqe të Klubit Studentor “Skorec”, financimi i iniciativave të Fondit për Florën dhe Faunën e Egër etj.


Mirëpo, ekskursionet me kauzë nuk kanë vetëm përmasa financiare, me më shumë rëndësi sipas bashkëbiseduesit është efekti i tyre thjeshtë arsimor:

“Zakonisht destinacionet që vizitojmë janë më pak të njohura dhe kanë nevojë për popullarizim. Kështu banorët vendas fitojnë më shumë besim në atë që ofrojnë si shërbime, si dhe krenari që janë unikë. Turistët vëzhgojnë zogjtë dhe kafshët e egra, mësojnë për mënyrën e jetesës dhe kulturën e këtyre komuniteteve ndërsa njerëzit në një zonë kuptojnë se duhet ta ruajnë këtë pasuri dhe se mund ta zhvillojnë me sukses atë si produkt turistik.”

Ishulli Persin në lumin Danub, për të cilin Radio Bullgaria ju tregoi së fundmi, është një nga destinacionet me një kauzë, duke ndërthurur në një mënyrë interesante historinë dhe natyrën. Njerëzit vijnë këtu kryesisht për të parë zogj, duke përfshirë koloninë e madhe të pelikanit kaçurelë.

Tani kemi një ekskursion me kauzë deri në qytetin e Danubit Tutrakan dhe gjithashtu në fshatin Nova Çerna, ku turistët do të shijojnë qull sipas recetave lokale. Bëmë ekskursione në Grykën e Kresnës. Aty ka një larmi të madhe zogjsh dhe bimësh. Zakonisht ciceronë tanë janë ambientalistët vendas, të cilët e njohin zonën dhe ua prezantojnë atë turistëve në një mënyrë intriguese. Mesazhi ynë për njerëzit është të interesohen për natyrën, sepse sa më shumë të interesohen për të, aq më shumë do ta vlerësojnë dhe do ta mbrojnë atë”, tha në përfundim Svetosllav Vellkov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Svetosllav Vellkov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forum i kushtuar 45-vjetorit të Rezervatit “Liqeni Atanasovsko” kërkon zgjidhje për ruajtjen e biodiversitetit në zonë

Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..

botuar më 25-08-07 4.03.MD

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD