Turizmi i qëndrueshëm prej kohe nuk është një synim i paqartë në horizont. Në vendin tonë një sërë projektesh dhe nismash prej vitesh predikojnë të ashtuquajturin “udhëtim të ngadalshëm” me një gjurmë minimale karboni, miqësor me mjedisin dhe në mbështetje të komuniteteve lokale. “Njerëzit gjithmonë kanë dashur të punojnë me mendim dhe kauzë, kjo i bën ata të ndihen të plotëvlefshëm dhe të dobishëm. Dhe kjo është një nga arsyet për të filluar ofrimin e të ashtuquajturave ekskursione me qëllim që synojnë ruajtjen e natyrës bullgare” - thotë Svetosllav Vellkov, menaxher i një operatori turistik në Sofje, i specializuar në këtë lloj udhëtimi jo standard.
Për këtë qëllim, çmimi i paketës së udhëtimit përkatës përfshin një shumë për dhurim, të cilën operatori turistik ia transferon organizatës mjedisore lokale. Fondet e mbledhura nga turistët janë mjaft simbolike, por ato promovojnë kauza të ndryshme, pranon Svetoslav, dhe shton: “Njerëzit që udhëtojnë me ne janë të gatshëm të sigurojnë fonde shtesë për mbrojtjen e natyrës bullgare, madje jo drejtpërdrejt për kompanitë mjedisore, por për një operator turistik si ne, i cili më pas i shpërndan këto fonde.”
Deri më tani, në këtë mënyrë u financuan një sërë iniciativash. Ndër to janë sigurimi i tabelave informuese në Parkun Natyror “Bellasica”, mbështetja e një projekti për mbarështimin e breshkave faqekuqe të Klubit Studentor “Skorec”, financimi i iniciativave të Fondit për Florën dhe Faunën e Egër etj.
Mirëpo, ekskursionet me kauzë nuk kanë vetëm përmasa financiare, me më shumë rëndësi sipas bashkëbiseduesit është efekti i tyre thjeshtë arsimor:
“Zakonisht destinacionet që vizitojmë janë më pak të njohura dhe kanë nevojë për popullarizim. Kështu banorët vendas fitojnë më shumë besim në atë që ofrojnë si shërbime, si dhe krenari që janë unikë. Turistët vëzhgojnë zogjtë dhe kafshët e egra, mësojnë për mënyrën e jetesës dhe kulturën e këtyre komuniteteve ndërsa njerëzit në një zonë kuptojnë se duhet ta ruajnë këtë pasuri dhe se mund ta zhvillojnë me sukses atë si produkt turistik.”
Ishulli Persin në lumin Danub, për të cilin Radio Bullgaria ju tregoi së fundmi, është një nga destinacionet me një kauzë, duke ndërthurur në një mënyrë interesante historinë dhe natyrën. Njerëzit vijnë këtu kryesisht për të parë zogj, duke përfshirë koloninë e madhe të pelikanit kaçurelë.
“Tani kemi një ekskursion me kauzë deri në qytetin e Danubit Tutrakan dhe gjithashtu në fshatin Nova Çerna, ku turistët do të shijojnë qull sipas recetave lokale. Bëmë ekskursione në Grykën e Kresnës. Aty ka një larmi të madhe zogjsh dhe bimësh. Zakonisht ciceronë tanë janë ambientalistët vendas, të cilët e njohin zonën dhe ua prezantojnë atë turistëve në një mënyrë intriguese. Mesazhi ynë për njerëzit është të interesohen për natyrën, sepse sa më shumë të interesohen për të, aq më shumë do ta vlerësojnë dhe do ta mbrojnë atë”, tha në përfundim Svetosllav Vellkov.Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Svetosllav Vellkov
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..