Banka Botërore parashikon një ngushtim të konsumit global për shkak të krizës së luftës në Ukrainë dhe ndikimit në gjendjen financiare të vendeve të pasura. Në këtë situatë, shoqëria bullgare pret politika adekuate për të mbrojtur njerëzit nga varfërimi. Sipas drejtorit të Agjencisë Evropiane për Përmirësimin e Jetës dhe të Punës, Ivajllo Kallfin, “nuk ka asnjë mënyrë për të ruajtur standardin e jetesës së të gjithëve”. Në krizën e tanishme qeveria mund t’u ndihmojë atyre, të cilët nuk mund të përballojnë këtë çmim, që të mos të bien “nën vizën”-komentoi ai përpara Radios Kombëtare Bullgare.
Inflacioni në vend po vazhdon të rritet. Për muajin prill ai u shtua me 2,5% nga muaji i mëparshëm, kurse ndaj një viti më përpara bullgari blen me 14.4% më shtrenjtë.
Njerëzit po shqetësohen se të ardhurat e tyre po shkrijnë me çdo një ditë të kaluar. Në përpjekje për të kompensuar këtë varfërim, prej një jave në media po diskutohen masa të ndryshme për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët bullgarë. Një pjesë prej tyre janë të mbështetura nga punëdhënësit dhe sindikatat dhe madje mundën të pakësojnë tensionin e protestave. Por, problem doli se është legjitimiteti i masave të shpallura, sepse ato u shpallën vetëm nga njëra nga partitë në koalicionin drejtues – “Po e vazhdojmë ndryshimin” me liderë kryeministrin Kirill Petkov dhe ministrin e financave Asen Vasilev.
"Ne nuk po ndiejmë që marrëveshja pas zgjedhore të jetë zbatuar dhe realizuar në një strategji menaxhimi të plotë. Gjithçka u mbulua me mjegull dhe gjërat filluan të ndodhin dita-ditës" - komenton në këtë lidhje politologu Ljubomir Stefanov. Ai është i mendimit se mungojnë masa afatgjata - shikojmë masa “këtu dhe tani”, të cilat nuk kanë horizont dhe nuk i shikojmë “pas 6, 12, dhe 24 muajsh”.Ivajllo Kallfin shkoi madje dhe më larg, duke e përcaktuar sjelljen e partive në koalicionin drejtues si të fëmijëve në dyqan: “Dëgjojmë turli farë dëshirash të pabesueshme dhe të gjithë duan gjithnjë e më shumë.”
Mos vallë grumbullimi i krizave dhe sinjalet e ndryshme nga koalicioni drejtues nuk ngjallin një dëshirë për rishpërndarje të re të kartave politike?
"Ne kemi një ndryshim të elitës politike, e cila është pa përvojë, është duke u mësuar në lëvizje dhe për këtë arsye ka një ndjenjë të përgjithshme të një pasigurie," komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare Dobromir Zhivkov, menaxher i agjencisë sociologjike “ Market Links”, e cila paraqiti një studim të vet sociologjik, të realizuar së bashku me BTV, për besimin e bullgarëve ndaj figurave bazë politike në drejtim. Po rriten shqetësimi dhe frika nga humbja e aftësisë blerëse, por shoqëria nuk është pjekur për zgjedhje përpara afatit, tregojnë të dhënat nga studimi.
“Tendenca të një uljeje të besimit në institucionet dhe në figurat kryesore nga peizazhi ynë politik ka qenë e pranishme edhe në muajin e fundit. Kjo kryesisht u dedikohet disa krizave, të cilat formojnë stuhinë perfektë. Këto tendenca hapen kryesisht që nga fillimi i luftës, përkojnë me muajt e parë të kabinetit të tanishëm, i cili bashkë me parlamentin po vazhdon të humbasë besimin e qytetarëve bullgar.”
Që nga janari deri në prill besimi ndaj Kuvendit Popullor është ulur me 14% (nga 22 në 8%), kurse ndaj qeverisë me 19% (nga 36 në 15%). Kryeministri Kirill Petkov po kështu po humbet përkrahje. Një besim ndaj tij shprehin 17% nga të anketuarit, kurse mosbesim – 68%. Sipas studimit, përsëri në pozitë të përparme mes partive politike del partia e Bojko Borisovit, kundra së cilës kishte protesta në masë përpara dy vjetëve. Nëse zgjedhjet ishin sot, për partinë GERB do të votonin 22,9% nga të anketuarit, pasojnë “Po e vazhdojmë ndryshimin” /16.9%/, Partia Socialiste Bullgare /11%/, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /9.3% dhe partia “Vëzrazhdane” /8.6%/.
Partia Socialiste Bullgare është mbase partia e vetme, e cila mundet të proklamojë mjaft mirë qëllimet e veta dhe detyrat në këtë drejtim, por një pjesë jo e vogël e zgjedhësve të tyre janë të joshur nga projekti i ri i Stefan Janevit “Ngritja Bullgare”, kurse disa të tjerë - e radikalizojnë mendimin e tyre dhe janë të tërhequr mbase nga partia nacionaliste “Vëzrazhdane”, komenton Vesisllava Tançeva, eksperte mbi komunikimin politik. Sipas saj, zgjedhësit e Partisë Socialiste Bullgare hedhin poshtë pohimin se masat sociale dhe mirëqenia ekonomike janë të vetmet argumente në zgjedhjen e preferencave aktuale politike, sepse pavarësisht nga përpjekjet e Partisë Socialiste në sferën sociale, ata zhgënjehen dhe preferojnë një sjellje shumë më rusofilë, siç e shohin te Stefan Janevi dhe partia e tij.
“Kjo në praktikë e hedh poshtë faktin se frigoriferi është argumenti kryesor gjatë zgjedhjes së preferencave politike në këtë moment. Përkundrazi , lufta është një faktor dhe në grafikët e hulumtimeve sociologjike kjo shihet qartë. Besimi në qeveri po ulet shumë shpejtë që nga fundi i shkurtit e këtej”, sqaroi ajo.
Përpiloi: Elena KarkallanovaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të..