Eurodeputeti bullgar nga “Rinovo Evropën” Illhan Kjuçuk i dërgoi një letër zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian për transparencën dhe vlerat Vera Jourová dhe komisionerit të drejtësisë të BE-së Didier Reynders duke i informuar ata për një gjuhë urrejtjeje në Parlamentin bullgar. Bëhet fjalë për komente vulgare të liderit të partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, drejtuar nënpresidentes amerikane Kamala Harris.
Kjuçuk do t'i kërkojë komisioneres evropiane Jourová të jetë konkrete në përgjigjen e saj, duke përcaktuar veprime konkrete për ta kriminalizuar gjuhën e urrejtjes, veprime të cilat, sipas tij, do të marrin mbështetjen e Parlamentit Evropian. Informacioni i përket korrespondentes së BNR Angelina Piskova.Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..
Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jenë rreth minus 3°. Gjatë ditës në vend do të ketë..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...