Ambientalistët nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia po zbulojnë gjithnjë e më shumë raste të delfinëve të çorientuar pranë bregut të Detit të Zi. Si një shkak për këtë disa ekspertë vënë në dukje veprimet ushtarake në Ukrainë, të cilat zhvillohen në ekuatorin detar dhe çojnë deri te zhvendosja e habitateve të delfinëve nga veriu në jug.
“Akoma gjatë muajit shkurt kolegët nga Turqia alarmuan për një vdekshmëri të rritur të delfinëve të zakonshëm, të shkaktuar nga ngatërrimi në rrjetat e peshkimit - vë në dukje Dimitër Popov nga “Ballkani i Gjelbër”, përpara BNR-Burgas. U saktësua se problemi bazë është rritja e dendësisë së popullatës në një stinë jo tipike, gjë që e lidhëm me fillimin e veprimeve ushtarake dhe rritjen e ndotjes akustike. Duhet të rikujtojmë se gjitarët detarë janë jashtëzakonisht të varur nga dëgjimi i tyre, i cili është mjeti kryesor i orientimit të tyre në mjedisin detar. Ata kanë një organ ekolokues që i ndihmon të kenë një ide të asaj që i rrethon dhe gjithashtu të mund të bëjnë jetesën е tyre dhe të gjejnë ushqim.”
Në ngjashmëri të verbërimit tek njeriu, humbja e orientimit tek delfinët po kështu mund të çojë deri në pasoja të rënda ose dhe vdekje. “Lufta rrit ndotjen akustike në ujërat veriore të Detit të Zi, i cili është një nga habitatet me prioritet për cetacet”, vërei Dimitar Popov dhe shtoi:
“Aty është rafti më i gjerë, që është më produktiv për ekosistemin e tyre dhe kjo përcakton dendësinë më të madhe të tyre në këtë pjesë të Detit të Zi”, shpjegon ekologu.- Kushtet e përkeqësuara të mjedisit përmes ndotjes së shtuar akustike i pengon të gjejnë gjahun e tyre dhe çon deri në humbje të orientimit. Kjo në mënyrë të natyrshme i detyron të kërkojnë rajone më të qeta - nëpër pjesët jugore të Detit të Zi. Është e mundur që ata të bien viktimë të traumave akustike si rezultat i kësaj ndotjeje të shpeshtë akustike, dhe si rrjedhojë e kësaj - të takojmë më shpesh delfinë të çorientuar në bregun e Detit të Zi. Provat e tyre për tu kthyer mbrapa në thellësitë e detit nuk i ndihmon, por në vend të kësaj e shton në mënyrë suplementare stresin e tyre. Ata kërkojnë një vend më të qetë, prandaj nuk është një vendim i mirë që të kthehen mbrapa, derisa nuk është sqaruar shkaku.”
Përveç veprimeve ushtarake, shkaku për lëvizjen e delfinëve drejt vijës bregdetare mund të jetë dhe sëmundja. Sipas Jordan Raevit nga Agjencia Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën, doktorant në Institutin e Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave, arsyet mund të jenë të shumta:
“Ka një vdekje të natyrshme, kurse kjo mund të vijë dhe nga ndonjë virus - sqaron eksperti. Përpara 2-3 vjetëve kishte një epidemi, tek e cila doli se janë të sëmurë nga fruthi, lija e dhenve. Mendoj se këto veprime ushtarake, shpërthimet e forta, prekin edhe delfinët. Ata kanë sonar të zhvilluar fortë. Ka dhe raste vdekjeje të shkaktuara si rezultat i veprimtarisë njerëzore. Kohët e fundit si një shkencëtar mora pjesë në një studim, i cili tregoi, se mikroplastika ka një efekt jashtëzakonisht të dëmshëm në popullatën e delfinëve.”
Peshkimi është gjithashtu një shkak i shpeshtë për vdekje, thotë Jordan Raev dhe shpjegon se për këtë qëllim gjatë viteve Agjencia Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën ka zhvilluar fushata të shumta informuese mes peshkatarëve.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivi, Pixabay, “Ballkani i Gjelbër”Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..