Këtë vit Georgi Hristov, një nga zërat më të bukur të muzikës pop bullgare, feston 40 vjet në skenë - një kohë e mbushur me suksese, çmime, koncerte në disa kontinente, rreth 20 albume.
Në muajin mars, këngëtari i njohur bëri një turne kombëtar dhe një nga këngët e reja që prezantoi në koncertet ishte “Dy puthje”. Muzikën dhe aranzhimin e kësaj kënge i bëri Dimitër Getov, tekstin e krijoi Angell Simeonov. Së fundmi kënga është në Top 20 në renditjen për muzikën pop dhe rok bullgare të Radios Kombëtare Bullgare.
Redaktore: Albena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..