8 shkencëtarë morën çmimin “Pitagor” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në edicionin e 14-të të konkursit për kontribut në shkencë. Konkurruan 34 shkencëtarë.
Ndër fituesit është prof. Irena Kostova nga Universiteti i Mjekësisë në Sofje, e cila është ndër 10 shkencëtarët më të mirë në botë me kontributin më të madh në zhvillimin e shkencës moderne në Universitetin e Stanfordit.
Çmimi për shkencëtar të afirmuar iu dha Doc. Dr. Javor Miltenov nga Instituti i Gjuhës Bullgare, i cili merret me pasurimin e njohurive për letërsinë mesjetare bullgare.
Kryeministri Kirill Petkov ia dorëzoi çmimin për shkencëtarë të ri doktoreshës Merilin Al Sharif, e cila po punon në bibliotekat virtuale me të dhëna për përbërësit e bimëve aktive kundër koronaviruseve.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..