96 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 4 raste më shumë se një ditë më parë. Më pak se 60 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina. 3.18 për qind e 3021 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 36 në 83 681. Në spitale u shtruan 13 pacientë të infektuar. 5 nga të sapo shtruarit ose mbi 38.46 për qind nuk janë të vaksinuar. Numri i qëndrimeve në spital ra në 511. Prej tyre 43 persona janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit vdiqën 3 pacientë me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk kishin vaksina. U shëruan 57 veta. Të dielën u bënë vetëm 12 vaksina.
Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..
Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski njoftoi se thërret konferencën e jashtëzakonshme kombëtare më 22 dhjetor në Sofje. Në një letër për mediat ai thekson: “Pas vetëpërjashtimit nga radhët e DPS-së të anëtarëve të niveleve të ndryshme të..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..
Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull...
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të..