Komisioni Evropian prezantoi sot rekomandimet e tij në fushën e ekonomisë për vendet e BE-së. Për Bullgarinë ato janë në tre drejtime, transmeton BTA.
Në vend të parë Bullgaria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të përkohshme dhe të synuar për familjet dhe bizneset për shkak të çmimeve të larta të energjisë, si dhe për refugjatët nga Ukraina. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen fonde buxhetore për të ashtuquajturin tranzicion “të gjelbër” dhe digjitalizimin, si dhe për sigurinë energjetike. Rekomandohet që politika fiskale të synojë arritjen e pozicioneve të shëndosha fiskale afatmesme.
Rekomandimi i dytë është që Bullgaria të vazhdojë me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe të vlerësojë kostot e politikës së kohezionit deri në vitin 2027 për të nisur negociatat me Komisionin.
Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë së përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe importet e tyre duke përshpejtuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe duke rritur efiçencën e energjisë në prodhim dhe ndërtesa, si dhe duke gjetur zgjidhje të reja afatgjata për ngrohjen qendrore. Komisioni rekomandon gjithashtu rritjen e lidhjeve me rrjetet e gazit të vendeve fqinje.Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF..
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e..