“Më 24 maj të gjithë jemi vetëm bullgarë”, tha presidenti Rumen Radev në përshëndetjen me rastin e Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave. "Sot ka shtatë milionë bullgarë në Bullgari. Miliona të tjerë janë jashtë atdheut. Por ka gjithmonë një Atdhe të padukshëm të cilin secili e merr me vete kudo që të shkojë. Kjo është gjuha bullgare”, tha presidenti.
Kryeministri Kirill Petkov e priti festën së bashku me nxënësit e Shkollës së 7-të të Sofjes “Shën Shtatë Shenjtorët”. Në urimin e tij ai theksoi se Kirill dhe Metodij i lanë trashëgim Bullgarisë dhuratën më të madhe dhe më të vlefshme - shkrimin, “përmes të cilit lëmë gjurmën më të ndritshme në historinë botërore”.
Deri më 25 maj, lipsanet e shenjta të vëllezërve bashkëapostolikë Kirill dhe Metodij janë të ekspozuara për adhurim në Katedralen “Shën e Diala” në Sofje. Reliket u sollën nga manastiri Esfigmen i Malit të shenjtë, ku mbahen.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..