Në ditët e fundit të muajit maj pritet të ndodhë zhvendosja më e madhe masive e refugjatëve ukrainas në Bullgari – rreth 35 mijë persona. Këtë e tha në Burgas Kryetarja e Agjencisë për Refugjatë, Mariana Tosheva, e cila ndodhet për një vizitë pune në qytet, njofton BNR Burgas.
Refugjatët ukrainas u paralajmëruan kur u vendosën në hotelet buzë detit se do të duhet të lirohen deri më 31 maj për të mos ndërhyrë në sezonin turistik veror, ndërsa qëllimi është të fillojë integrimi i refugjatëve në shoqëri.
165 hotele i janë bashkuar programit të ri të refugjatëve për 10 dhe 15 leva(5.11 dhe 7.67 euro), i cili do të nisë nga fillimi i qershorit. Në vendpushimin Sllënçev Brjag, ku ka më shumë ukrainas, këto vende janë më pak. Shumica janë në Kiten, Ahtopoll, Carevo.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..