Presidenti Rumen Radev bisedoi në telefon me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Të dy diskutuan situatën në Ukrainë dhe mjedisin e sigurisë në rajon. Radev dhe Duda shprehën solidaritetin me popullin ukrainas dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kievit. Ata diskutuan gjithashtu zgjerimin e NATO-s, si dhe forcimin e potencialit mbrojtës të Aleancës. Të dy presidentët diskutuan еdhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri bullgar Kirill Petkov tha për CNBC se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të jetë i kujdesshëm me përdorimin e furnizimeve me energji si armë.
Petkov tha se nuk i vjen keq për vendimin për të refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet me gaz në rubla dhe Bullgaria i tregoi Putinit "se mund të mbetet stabile, se varësia e gazit nuk mund të jetë një mënyrë për të ndikuar në politikën tonë të jashtme, se ne si evropianë , mund të përballojmë presionin." Në këtë mënyrë Bullgaria tashmë ka zënë një pozitë udhëheqëse në BE, mendon Petkov.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..