Recep Tayyip Erdoğan kërkoi një "paqe të drejtë" midis Rusisë dhe Ukrainës
Takimi i dhjetë trepalësh i ministrave të jashtëm të Turqisë, Rumanisë dhe Polonisë i organizuar nga Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu do të mbahet më 27 maj në Stamboll, raportoi BTA. Ndër temat e diskutuara do të jetë edhe lufta në Ukrainë. Më herët, situata në Ukrainë u diskotua në një bisedë telefonike mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron. Erdoğan tha se Ankaraja dëshiron një paqe të drejtë midis Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur dhe vazhdon t'i inkurajojë ata përmes dialogut, raportoi TRT. Një tjetër temë e rëndësishme ishte kërkesa e Turqisë për të vënë veton ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO në mes të luftës në Ukrainë, nëse sjellja e tyre nuk është në përputhje me frymën e Aleancës. Turqia akuzon dy vendet skandinave se mbështesin Partinë e Punëtorëve Kurdë, të cilën Ankaraja e konsideron terroriste, dhe për strehimin e mbështetësve të Fethullah Gülen, për të cilin Turqia tha se është përgjegjës për përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016.
A do ta ndihmojë Ukraina Maqedoninë Veriore të anëtarësohet në BE?
Një raport vjetor i Parlamentit Evropian bëri thirrje për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve të aderimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Megjithëse eurodeputetët bullgarë votuan kundër një teksti konkret në raport, i cili ishte i pafavorshëm për pozicionin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, ai mori mbështetje të fortë nga të gjitha familjet politike në PE. Sipas tekstit, mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen veçmas nga procesi i integrimit, tha në një intervistë për BNR eurodeputeti Petër Vitanov nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve. Sipas tij, çdo vit bëhen prova që ky tekst të aplikohet, por deri më tani eurodeputetët bullgarë kanë arritur t'i neutralizojnë këto kërkesa përmes bisedimeve. Sipas Vitanovit, shkaku për ndryshimin e qëndrimeve në Bruksel është lufta në Ukrainë. "Në përpjekjen e tyre për t'i ofruar Ukrainës një perspektivë evropiane, siç kërkohet nga shumë vende anëtare, ata duhet të garantojnë që kjo të mos ndodhë pa pasur zhvillim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka vende në Ballkanin Perëndimor që i presin negociatat me BE-në tashmë 15 vjet dhe ato do të thonë me vete: “A duhet të ketë luftë edhe në vendin tonë që të na lejojnë të hyjmë”, komentoi Vitanov.
Fluksi i emigrantëve drejt Greqisë është intensifikuar sërish
Greqia raporton një rritje të re të fluksit të emigrantëve. Në vetëm një ditë, pesë anije me më shumë se 500 emigrantë kanë bërë prova të hyjnë në ujërat territoriale greke nga Turqia, raporton korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Roja Detare dhe Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, kanë penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Tre nga anijet janë shoqëruar nga policia turke, e cila ka provuar t’i drejtojë në ujërat greke. Në të njëjtën kohë, dhjetëra emigrantë po bëjnë prova për ta kaluar kufirin tokësor në lumin Marica. Janë arrestuar 50 trafikantë.
Autoritetet greke janë në gatishmëri të lartë. Ata presin që Ankaraja të vazhdojë me presionin politik ndaj Brukselit, duke përdorur emigrantët. Vala e re është rrjedhim i deklaratës së Erdoganit se Kryeministri grek nuk ekziston më për të, pasi ai i bëri thirrje Kongresit Amerikan javën e kaluar që të mos miratojë shitjen e 40 avionëve luftarakë F-16 në Ankara.
Rumania ka hapur zyrtarisht rrugën për prodhimin e gazit në Detin e Zi
Rumania mund të nisë zyrtarisht nxjerrjen e gazit në Detin e Zi pasi Presidenti Klaus Johannis nënshkroi një dekret për shpalljen e një ligji mbi sondazhet off-shore, njoftoi Ministri i Energjetikës Virgil Popescu. Ligji parashikon masa për përcaktimin e regjimit fiskal dhe tarifat e duhura për funksionimin. Sipas Agjencisë Kombëtare për Resurset Minerale Rumania disponon një potencial prej rreth 200 miliardë m3 gaz në Detin e Zi, i cili mund të mbulojë nevojat e saj për 18 vjet po të ruhet niveli aktual i konsumit.
Një bazë ushtarake ish-sovjetike në Shqipëri mund të bëhet bazë e NATO-s
Shqipëria i ka ofruar NATO-s një bazë detare në përpjekje për të nxjerrë në pah vlerën e vendit në Aleancë “në këto kohë të vështira”, bëri të ditur shërbimi për shtyp i Kryeministrit Edi Rama, cituar nga BTA. Rama tha se baza detare e Pasha Limanit, 180 km. në jug të kryeqytetit, Tiranë, mund të jetë një "vlerë e shtuar" për Aleancën dhe se tashmë ka një projekt për ta rinovuar atë. Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, u bashkua me të gjitha vendet që dënojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES, Pixabay, ata.gov.al
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..