Ergynall Sebahtin solli medaljen e parë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Boksit për meshkuj në Jerevin të Armenisë dhe mundi irlandezin Ricky Nesbitt me rezultat 5:0. Me këtë fitore, Sebahtin siguroi minimum medaljen e bronztë në finale të dielën, ku do të përballet me italianin Leonardo Esposito.
Boksieri bullgar Kristijan Nikollov (80 kg), pësoi humbje nga serbi Artjom Ageev.
Bullgari Daniell Asenov (54 kg) 6 herë kampion i Evropës te të rinjtë dhe meshkujt mundi Sallah Omar nga Gjermania, ndërsa Havier Ibanies (57 kg) korri fitore mbi suedezin Artjom Ageev.
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..