Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të sapo infektuarit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë më pak se 3% e të testuarve

Foto: BGNES

Në 24 orët e fundit janë shënuar 73 raste të reja me Covid në vend, ose 60 më pak se një ditë më parë. Mbi 61% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 2.9% e 2485 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul me 692 në 76 901. 12 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 10 nga të sapo shtruarit, ose mbi 83%, nuk ​​janë vaksinuar. Numri i qëndrimeve në spital është ulur me 10 në 410. Në repartet e terapisë intensive janë vendosur 37 persona të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë 1 pacient me Covid të konstatuar që nuk ishte vaksinuar. Janë shëruar 764 persona, të dielën janë bërë 13 vaksina. 2 059 200 persona kanë përfunduar imunizimin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD