Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 31 majin

Mot i ngrohtë me shira të shkurtër pasdite

Foto: BGNES

Ditën e martë moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira dhe reshje shiu në shumë vende për një kohë të shkurtër. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 32 gradë, në Sofje - rreth 27 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Pasdite do të mbajë mot me vranësira vende-vende, kryesisht në bregdetin verior do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 25-28 gradë, uji i detit - nga 19 deri në 22 gradë. Deti do jetë i qetë.

Në male para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 19 °, në 2000 m deri në 12 °.

Të mërkurën ka të ngjarë për reshje shiu vetëm në bregdetin e Detit të Zi dhe në rajonin e Shumenit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD