Një nga pushimoret tona detare më të vjetra dhe më të bukura po përgatitet për të shënuar jubileun e vet 65 vjeçar. Në lidhje me këtë në Klubin e Përfaqësuesit Popullor në godinën e Parlamentit u hap një ekspozitë me fotografi. Retro-fotografitë, të cilat kanë regjistruar disa nga momentet më të rëndësishme nga zhvillimi i vendpushimit “Zllatni Pjasëci”, do të mbeten në parlament deri më 6 qershor, kurse pas kësaj, deri në fund të muajit, ekspozita do të mund të shikohet në Terminalin 2 të aeroportit të Sofjes.
“Zllatni pjasëci” i cili është një nga tre komplekset kryesore për pushime në Bullgari, është formuar si një vend i preferuar për milionë turistë nga e gjithë bota.Gërmimi i parë i pushimores rreth Varnës është bërë më 11 gusht 1956, kurse hapja zyrtare është më 30 qershor një vit më vonë.
Vija e plazhit është 3.5 kilometra e gjatë dhe 80 deri në 120 metra e gjerë. Pranë saj mbi 90 hotele moderne me restorante dhe pishina të klasës së parë presin mysafirët e tyre çdo verë. Lokalet dhe restorantet me një kuzhinë tipike bullgare dhe një program të pasur folklorik ofrojnë momente të paharrueshme për vizitorët e vet.
Vendpushimi “Zllatni Pjasëci”, tërheq shumë njerëz të rinj. Ata vijnë këtu për shkak të lokaleve të natës, kazinove për lojë, sallat për bowling, surfing, ski në ujë, delta planerë, zhytje në ujë, ekskursione të ndryshme, koncerte, festivale, pushime në det dhe të gjitha llojet e argëtimeve të tjera.
Historia e kompleksit “Zllatni Pjasëci” po kështu është shumë interesante. Në të kaluarën që këtu ka kaluar rruga romake, janë zbuluar dhe gjurmë nga prania e trakëve të lashtë. Kurse në vendin e Kazinosë së sotme Detare, dikur anijet kanë furnizuar ujë të freskët në bazë të kartës së tregtisë së lirë në tokat tona, të nënshkruar në vitin 1230 nga mbreti Asen II, me republikat e Dubrovnikut, Venedikut dhe Genovës.
Akoma gjatë vitit 1915 vëllezërit Shkorpill, themeluesit e shkencës arkeologjike bullgare, të parët e shtyjnë idenë e tyre për të ndërtuar një sanatorium detar dhe shtëpi verore në këtë vend. Përpara komisionit Karell Shkorpill përkulet, merr një grusht me rërë dhe thotë: “Shikoni sesa e pastër dhe e verdhë është rëra. Kjo është një “rërë e artë”. “Barërat e këqija mund të pastrohen për dy ose tre ditë.” Kështu ai ka mundur që t’i bind autoritetet se vendi është i shkëlqyer për plazh. Akoma në ditën tjetër një ekip marinarësh fillon të pastrojë zonën.Sot është një nga vendpushimet më të famshme dhe më të vizituara bregdetare bullgare.
65 vjetori i kompleksit “Zllatni Pjasëci” do të shënohet me një program të pasur. Festa do të nis më 11 qershor me ndihmën dhe kontributin e Ministrive të Turizmit dhe të Punëve të Jashtme dhe Bashkia e qytetit Varna. Janë të ftuar të gjithë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: tourism.government.bg, bulgariatravel
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..