Ergynall Sebahtin fitoi një medalje argjendi në kategorinë 48 kg në Kampionatin Evropian të Boksit në Jerevan. Bullgari 21-vjeçar, i cili debutoi në një forum kaq të madh, tregoi një nivel shumë të mirë, por në fund humbi me 1:4 vota nga gjeorgjiani Sahill Allahverdov, njofton sajti Sportal.
Bullgaria e përfundoi Kampionatin Evropian me tri medalje. Përveç medaljes së argjendtë të Ergynall, Daniell Asenov (54 kg) dhe kubani i natyralizuar Havier Ibanies (57 kg) fituan bronz.
Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..
Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti..